Rreth Nesh

Historiku ynë

Al-Hira Travel

Ju ofron udhëtim për në vende të shenjta!

Historiku ynë

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Al-Hira Travel është agjencion turistik i themeluar në vitin 2020 ashtu që t’ju ofrojmë besimtarëve myslimanë shërbime elitare për kryerjen e Haxhit dhe Umrës konform rregullave të Kuranit dhe në pajtim me sunetin e të Dërguarit Muhammed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Dëshira për themelimin e këtij agjencioni vjen si rezultat i punës në shërbim të haxhinjve duke parë vuajtjet me të cilat ballafaqoheshin haxhilerët e Ballkanit në përgjithësi, duke filluar që nga transporti, akomodimi në hotele, ushqimi dhe vështirësitë e tyre në kryerjen e ritualeve të haxhit sipas rregullave të caktuara. Kryerja e Haxhit dhe Umres konform rregullave ka shpërblim të madh. Ai i cili e kryen haxhin duke respektuar të gjitha normat dhe dispozitat e tij kthehet i pastër nga mëkatet si atë ditë kur e ka lindur nëna e tij, në të kundërtën shpërfillja e këtyre rregullave dhe mosplotësimi i tyre mund të rezultojë që haxhiu të kthehet me më shumë mëkate sesa kishte para se të shkonte. Me qëllim të shmangies së këtyre problemeve “Al-Hira Travel” ofron zgjidhjen më fatlume për kryerjen me përpikëri të Haxhit dhe Umres dhe duke respektuar të gjitha rregullat e këtyre adhurimeve.

Nga shërbimet tona gjer më tani kanë përfituar shumë besimtarë nga vendet e sipërpërmendura dhe diaspora, si p.sh. nga: Zvicra, Austria, Gjermania, Finlanda, Belgjika, Suedia, etj.

Përvoja jonë dhe këshillat e klientëve tanë na kanë obliguar që çdo vit ta rrisim cilësinë e shërbimeve tona. Përfitues të këtyre shërbimeve mund të jenë të gjithë bashkatdhetarët tanë me qëndrim në diasporë, por që kanë ndonjë dokument identifikimi (lejen e qëndrimit) të rajonit ku ne operojmë edhe nëse kanë pasaportë të vendeve ku aktualisht jetojnë.

trip-scaled-560x335

Shërbimet tona?

Al-Hira Travel ju ofron shërbim cilësorë dhe përfshin këto shërbime!

  • VIZEN E UMRES
  • BILETA VAJTJA-ARDHJE
  • HOTELET MEKKE & MEDINE
  • IHRAMIN
  • VIZITAT MEKKE & MEDINE
  • TRANSPORTI NË SUADI
  • SHOQËRUES ME EKSPERIENCË
  • UJË ZEMZEM 5 L

Al-HIRA TRAVEL – SHËRBIM CILËSI DHE KORREKTËSI.

Licensa e Punës

Al-Hira Travel

Fitim Ramadani

39 859 00679

Çfarë thonë klientët për ne

Shprehin mendimet dhe kënaqësin e tyre së bashku me ne!

Stafi ynë

Fitim Ramadani

Drejtor Gjeneral

Bedri Majic